Fajtor për vdekjen e dy personave?

Showbiz September 21, 2017 - 12:58

Derisa është në pritje arritja në kinema e filmit 'American Made', opinioni është i zënë me aksidentin i cili ka ndodhur gjatë xhirimit të këtij filmi në vitin 2015.

Në të vërtetë, në sheshxhirim kishin humbur jetën dy pilotë, ndërsa tani familjarët e tyre kanë paditur regjisorin Doug Liman dhe aktorin Tom Cruise, i cili luan rolin kryesor, duke i konsideruar ata fajtorët kryesor për vdekjen e tyre.

Në padi thuhet se regjisori dhe aktori kanë kërkuar skena tepër të rrezikshme në ajër dhe se kanë punuar me tempo tepër të shpejtë, transmeton "Zeri.info".

Piloti Purwin disa javë para se të ndodhte aksidenti në të cilin kishte humbur jetën, kishte kontaktuar producentët dhe u kishte sqaruar se nuk mund të duroj kushtet e tilla dhe se ky ishte projekti më i rrezikshëm që kishte punuar.

“Është çështje kohe kur do të ndodh aksidenti”, kishte shkruar Purwin para vdekjes.

Përveç tij, në aksident kishte vdekur edhe piloti Carlos Berl. /ZËRI/

Image