Turp të kesh të zhvishesh kështu, ti je një nënë - (Foto)

Showbiz September 20, 2017 - 14:48

Jenna Dewan Tatum është popullarizuar me rolin e saj si valltare erotike në filmin "Step Up" dhe pikërisht në këtë film ishte njoftuar me bashkëshortin e tanishëm, aktorin Channing Tatum, transmeton Zeri.info.

Image

Edhe pse e ka filluar karrierën me filmin i cili bazohej në kondicionin e saj fizik, aktorja dhe valltarja e bukur kurrë nuk ka zbuluar shumë nga trupi i saj, së paku deri tani. Mirëpo, ditë më parë, ajo ka publikuar një foto ku me brekë tanga pozon në ballkon, ndërsa më pas ka postuar edhe një foto tjetër me veshje të brendshme të tejdukshme.

“Paramendoj se kështu Posh (Victoria Beckham) e pi çajin”, ka shkruar ajo pranë fotos.

Image

Edhe pse shumica e ka lavdëruar pamjen e saj, kishte edhe nga ata që ia kanë parë për të madhe dhe mendojnë se nuk duhet të fotografohet kështu pasi është bërë nënë. “Çfarë mesazhi i jep vajzës tënde? Vithet e mia varen përtej rrjete”, “Ke fëmijë, turp të kesh”, dhe “Je e bukur, por ke një vajzë”, ishin disa nga komentet më të shpeshta që kritikët ia kanë drejtuar.

Komikja e njohur Celeste Barber, specialiteti i së cilës është imitimi i fotove të të famshmëve, një inspirim ka gjetur edhe tek Jenna, duke u zhveshur në të brendshme dhe duke pozuar duke pirë çaj, pikërisht sikurse bukuroshja./ZERI