Cineplexx organizon eventin 'Men’s Night - Kingsman': 'The Golden Circle' me shpërblime dhe aktivitete! (Foto)

Showbiz September 19, 2017 - 13:56

Cineplexx sërish organizon eventin Men’s Night me premierën e filmit “Kingsman: The Golden Circle”, edhe këtë herë me shpërblime dhe shumë aktivitete!

Në këtë event me 21 gusht, do të shfaqet filmi aksion me aktorë të njohur si Colin Firth, Julianne Moore, Taron Egerton, Mark Strong dhe Halle Berry. Filmi ka shumë adhurues, pasi që është pjesa e dytë e franshizës së “Kingsman”. Filmi i parë ka një vlerësim prej 7.7/10 në IMDB, vlerësim i cili pritet të kalohet nga pjesa e dytë e filmit. Eventi do të fillojë prej orës 19:30 deri 23:00.Image

Përveç premierës botërore të këtij filmi, që do të mund ta shohim në Cineplexx, do të ketë pije falas, si dhe shpërblime të ndryshme nga Libraria Buzuku dhe EBC Cosmetics.Image

Ngjarja e filmit zhvillohet kur zyrat e tyre qendrore (Kingsman) janë shkatërruar dhe bota po mbahet peng, udhëtimi i tyre i shpie ata në zbulimin e një organizate aleate spiunësh, në Mbretërinë e Bashkuar. Këto dy organizata elitë ndërkombëtare duhet të bashkohen për të mposhtur armikun e përbashkët. Image

 

Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:15 në Cineplexx. Për më shumë rreth eventit, klikoni KËTU. ( https://goo.gl/iWwaBb)  

 

Foto 5