Këto janë martesat më të gjata në Hollywood

Showbiz August 23, 2017 - 09:05

Në ditët tona marrëdhëniet e dashurisë mes personazheve të njohur janë një model frymëzimi për pjesën tjetër të shoqërisë.

Por, mes shumë ndarjeve e divorceve të bujshme që përfliten dhe që na bëjnë të kuptojmë se dashuria në Hollywood nuk ekziston, ka edhe shumë martesa të gjata që na tregojnë këto çifte e që na bëjnë të përulemi para dashurisë së vërtetë, transmeton "Zeri.info".

Sarah Jessica Parker dhe Matthew Broderick kanë një martesë të gjatë që mbahet edhe si njëra prej marrëdhënieve më të gjata në Hollywood.

Çifti kanë bashkë plot 20 vjet.

25 vjet bashkë. Fashion guru Rachel Zoe dhe Rodger Berman kanë një marrëdhënie të gjatë dhe mjaft të lumtur. Një çerek shekulli nuk është pak apo jo?

Jerry Seinfeld është i martuar me bashkëshorten e tij Jessica për plot 18 vjet.

Njëri prej çifteve më të famshme në Hollywood është natyrisht Will Smith dhe Jada Pinkett Smith. 

Edhe pse është spekuluar jo rrallë për marrëdhënien e tyre, çifti ka plot 20 vjet martesë.

Nëse dëshiron vërtet ta gjesh një arsye për të besuar te dashuria e vërtetë, shiko këtë çift:

 Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson kanë bashkë plot 30 vjet martesë. /ZËRI/

 

Image