Dua Lipa feston ditëlindjen, kështu e uron babai (FOTO)

Showbiz August 22, 2017 - 14:57

Këngëtarja e re nga Kosova që po ndërton karrierën e saj në Britani të Madhe e SHBA, Dua Lipa, feston sot ditëlindjen.

Një urim special ajo ka marr nga i ati i saj, Dukagjin Lipa.

Rokeri kosovar e uron të bijën me një fotografi kur ajo ishte ende shumë e vogël, transmeton "Zeri.info".

Lipa thotë se buzëqeshja e së bijës, tashmë këngëtare e famshme, ja ndriçon ditën.

“Buzëqeshja dhe e qeshura jote gjithmonë ma ndriçojnë ditën time. Ne e bëjmë këtë më së miri së bashku. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, ka shkruar Dukagjin Lipa në Instagram.

Rikujtojmë së aktualisht këngëtarja Lipa po shijon majat e suksesit me këngën e saj të re, “New Rules”. /ZËRI/

Image