Ky është vendi që disponon pushuesit për dekada në Ulqin (Foto)

Showbiz August 21, 2017 - 22:35

Ulqini edhe këtë vit mbetet një nga vendet e preferuara të pushuesve shqiptarë. E në këtë qytet bregdetar, është diskotetka e njohur Hollegro e cila po vazhdon të disponoj pushuesit për dekada me radhë.

Mysafir special, për kënaqësinë e qindra fansave, në Hollegro ishte këngëtari i mirënjohur tashmë deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri. 

Tahiri argëtoi për dy orë të pranishmit, kurse pas tij ishte reperi Noizy ai i cili vazhdoi atmosferën. 

Në Hollegro, vetëm në pesë ditët e fundit performuan artistët më të mirë skenës shqiptare si, Sinan Vllasaliu, Ledri Vula, Meda, Labinot Tahiri, Noizy, Mozzik, Albatrit Muçiqi, Kida, Getinjo... etj.

Image
Image
Image