Po e fsheh operimin e gjinjve

Showbiz August 19, 2017 - 14:13

Në të vërtetë manekinia e bukur ka treguar një dekolte shumë më të plotë se zakonisht, duke nxitur dyshime se edhe ajo ka vendosur silikozë, transmeton "Zeri.info".

Në vargun e shumë bukurosheve, të cilat nuk kanë mundur t’i rezistojnë përdorimit të silikonit në gjoksin e tyre, duket se i është bashkuar edhe njëra nga supermodelet më të famshme në botë Alessandra Ambrosio.

Në të vërtetë manekinia e bukur ka treguar një dekolte shumë më të plotë se zakonisht, duke nxitur dyshime se edhe ajo ka vendosur silikozë. Se ajo e ka operuar gjoksin e saj e ka konfirmuar edhe një mik i saj duke thënë se ajo asnjëherë nuk ka qenë e kënaqur me madhësinë e gjinjve të saj.

“Po, është e vërtetë se ajo muaj më parë ka operuar gjoksin e saj. Ajo asnjëherë nuk ka qenë e kënaqur me gjoksin e saj, por i është dashur shumë kohë që të vendos për rritjen e gjinjve, pasi kishte frikë nga brisku i kirurgut estetik. Po falë përkrahjes nga bashkëshorti, familja dhe miqtë e saj, ajo më në fund e ka realizuar dëshirën e saj dhe tani ndihet shumë e lumtur me rezultatin e fituar, pasi gjinjtë e saj janë rritur për katër numra”, ka deklaruar një mik i saj.

Alesandra ditë më parë është paraqitur në një aheng të organizuar nga shtëpia e modës “Vogue” në vendlindjen e saj në Brazil, ku kishte veshur një fustan rozë me dekolte të thellë. Dhe ky fustan në mënyrë të qartë tregonte se gjoksi i saj ka pësuar një ndryshim të madh, pasi dukej shumë më i bujshëm. Bukuroshja tashmë kishte kryer një operim estetik, por këtë e ka bërë në veshët e saj, të cilët i kishte të varur anash./Zeri/.