Kylie Jenner e shet shtëpinë e saj luksoze me çmim marramendës (Foto)

Showbiz August 19, 2017 - 09:23

Kylie Jenner shiti shtëpinë e saj luksoze në “Hidden Hills”.

Kjo shtëpia e cila u shit vitin e kaluar për 4.5 milionë dollarë, tani është shitur për 5.4 milionë, duke fituar një milion dollarë shtesë.

Jenner ishte shprehur se këtë shtëpi e kishte blerë me qëllimin e vetëm për ta bërë zyre kryesore të kompanive të kozmetikës.

Mirëpo, fakti që një plan i tillë dështoi për Kylien, bëri që ajo ta nxjerrë në shitje shtëpinë.

Sipërfaqja e saj arrin në 500 metra katrorë dhe nuk i mungon asgjë, përfshirë këtu pishinat, saunat, këndet e argëtimit dhe një park të gjelbëruar.

Image
Image