Vdes legjenda e televizionit

Showbiz August 18, 2017 - 17:50

Sir Bruce Forsyth, veterani i televizionit dhe prezantuesi i shumë emisioneve të suksesshme, ka vdekur në moshën 89 vjeçare, njofton Klan Kosova.

Forsyth ishte i shtruar në spital më parë pas një infektimi në gjoks.

Karriera e gjatë në show-biznes kishte filluar për Forsyth kur ai ishte vetëm 14-vjeçar.

Ai ishte për kohë të gjatë ylli më i paguar i televizionit në Britani të Madhe – për emisionet si “The Generation Game”, “Play Your Cards Right and The Price is Right”.

Nga 2004 deri në vitin 2014 kishte prezantuar bashkë me Tess Daly emisionin One Strictly në BBC.

Image