I është hakmarrë regjisorit në mënyrën më absurde

Showbiz August 17, 2017 - 09:47

Aktorja e famshme Kate Beckinsale ka folur rreth një hakmarrjeje, të cilën ajo ia kishte përgatitur një regjisori të filmit.

Bukuroshja e Hollivudit gjatë pjesëmarrjes në një emision televiziv ka deklaruar për momentin e sikleteshëm në të cilin ishte gjetur dhe për veprimin absurd që është dashur ta ndërmarrë, transmeton "Zeri.info".

Në të vërtetë, e pakënaqur me faktin se ishte detyruar që të realizonte një skenë të seksit tejet të pakëndshme, ajo kishte vendosur që për këtë t’i hakmerrej regjisorit të saj.

Dhe këtë hakmarrje ajo e kishte planifikuar në mënyrë tejet të pazakontë dhe me ndihmën e stilistit të saj të flokëve.

“Një regjisor më ka detyruar që të bëj një skenë të pakëndshme dhe plotësisht të panevojshme të seksit. Dhe si hakmarrje për këtë unë kam urinuar në termosin e kafes së tij”, ka rrëfyer ajo, duke shtyrë të pranishmit që t’ia plasin të qeshurave, përcjell "Zeri.info".

Kate gjatë vazhdimit të emisionit nuk ka dashur të përmendë emrin e regjisorit në fjalë dhe rreth asaj nëse ai vërtet e ka pirë kafen në të cilën ajo kishte urinuar.

Bukuroshja famën botërore e ka arritur me paraqitjen e saj përkrah aktorit Ben Affleck në filmin hit “Pearl Harbour”.

Në vitin 2008, ajo ishte shpallur si femra më e bukur në botë, ndërsa edhe pse ka kaluar të 40-at ajo ende konsiderohet ndër aktoret më seksi në botë. /ZËRI/