Harxhojnë shuma marramendëse në gjëra absurde

Showbiz August 17, 2017 - 09:39

Nuk është sekret se yjet fitojnë për një punë më shumë sesa njerëzit e zakonshëm gjatë tërë jetës, por ata i shpenzojnë paratë e tyre në mënyra të çuditshme.

Ja se çka blejnë yjet e famshme që për shumicën janë gjëra absurde. Aktori Nicolas Cage zotëron një kafkë dinozauri, saktësisht, Tarbosaurusin e tmerrshëm.

Kafka ishte blerë në një ankand dhe ishte rrëmbyer nga “dora” e aktorit, Leonardo DiCaprio, duke ofruar më shumë të holla se ai, transmeton "Zeri.info". 

Nicolasi e pagoi kafkën për 276.000 dollarë.

Angelina Jolie mbledh thika të shtrenjta. Kur ajo ishte vetëm 12-vjeçare, nëna e saj ia bleu thikën e parë dhe ajo më pas ka vazhduar të zgjerojë koleksionin e saj nga viti në vit.

Angelina e ka bartur pasionin për thika edhe tek djali i saj Maddoxi. Thuhet se ajo në koleksionin e saj të thikave ka shpenzuar qindra mijëra dollarë. Aktori i famshëm i Holllivudit, Johnny Depp, mbledh skelete pëllumbash dhe fosilet e insekteve dhe lakuriqëve.

Ajo për këto harxhon shuma të mëdha parash. Askush, ndoshta me përjashtim të Tim Burton-it, nuk e di se përse një aktor i njohur mbledh këto gjëra.

Aktorja, këngëtarja dhe modelja, Amanda Seyfried, kishte blerë së fundi një kalë të ngordhur.

“Është shumë i vogël. Kjo është bërë shumë mirë, është balsamim kafshësh më i miri në botë”, tha këngëtarja kur foli për blerjen e saj të pazakontë, përcjell "Zeri.info".

Në shtëpinë e saj në Los-Anxhelos Amanda ka flutura, bufë dhe rakunë të balsamosur.

Për të gjitha këto ajo ka shpenzuar mbi 300 mijë dollarë.

Aktorja e bukur spanjolle, Penelope Cruz, me sa duket, ka një pasion të madh për varëse rrobash.

Penelope zotëron më shumë se 500 lloje të varëseve rrobash dhe asnjë prej tyre nuk është metalike.

Ajo për disa nga këto varëse ka paguar edhe shuma goxha të mëdha. /ZËRI/