Reagon Sinan Vllasaliu, nuk është deklaruar fare rreth Adem Mikullovcit

Showbiz August 09, 2017 - 15:50

Këngëtari i njohur kosovar, Sinan Vllasaliu, ka reaguar pas një shkrimi i cili është shpërndarë në media gjatë ditës, se kinse ai i ka dalë në mbrojtje kryesuesit të seancës, Adem Mikullovci.

Ai për “Zeri.info”, ka thënë se nuk ndjek asnjë rrjet social përpos instagramit, kurse në media është thënë se Vllasaliu është deklaruar në facebook.

“Unë disa herë jam pronocuar që nuk ndjeki asnjë rrjet social, përveç instagramit official”, ka thënë ai për “Zeri.info”.

Ndërkohë, në media është thënë se kinse Vllasaliu ka deklaruar se Mikullovci është një aktor i mirë dhe se ai nuk meriton të fyhet.

Shkrimi i mëposhtëm, i cili sipas Vllasaliut ëshët i pavartetë, ka qarkulluar sot në media.

“Në ditët e fundit kuptova se zotëri Adem Mikullovci po kritikohet mjaftushëm. Ky vërtet është një aktor i shkëlqyshëm, ndër aktorë më të mirë shqiptarë. Po shoh që po ofendohet nga një gazetar. Adem Mikullovci ishte deputet në kohët e Jugosllavisë, ishte për të drejtat e shqiptarëve dhe për pavarësinë e Kosovës. Nuk e meriton të luhet dhe të fyhet. Për ata që e kritikojnë bacën Adem, ju them se jeni e kundërta e së mirës”./Zeri