Kështu kujdeset Patrisi për Tianin (Video)

Showbiz July 28, 2017 - 17:54

Ishte pikërisht data 2 maj i këtij viti, kur këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu-Tuna dhe bashkëshorti i saj Patris Beisha përjetuan ndjenjën më të bukur, duke u bërë prindër për herë të parë.

Që nga momenti kur Patrisi mbajti në duar djalin e tij e deri më sot, në çdo moment ka dëshmuar se është një baba shumë i përkushtuar, transmeton Gazeta Express.

Patrisi është aktiv në rrjetet sociale dhe shumë shpesh publikon imazhe të bukura të djalit.

Disa herë e keni parë se si e ushqen Tianin e kujdesët për të.

Madje Patrisi kohë pas kohe edhe e shëtit djalin e tij.

Edhe në këtë ditë të bukur, Patrisi shihet se ka dërguar Tianin e vogël në park.

Këtë moment Patrisi e ka publikuar në profilin e tij në Instagram duke e ndarë me të gjithë ndjekësit e tij.

Se si duken babë e bir, mund ta shikoni në videon më poshtë.