Ledri e Buta shtyjnë publikimin e këngës, shkaku do të ju emocionojë

Showbiz July 28, 2017 - 13:22

Ndonëse ishte paraparë që sot ta publikonin këngën e re, artistët Ledri e Buta kanë vendosur ta shtyjnë këtë promovim, shkruan zeri.info.

Këtë vendim e kanë marrë për të respektuar viktimat e aksidenteve që kanë ndodhur orët e fundit.

“Jemi të rritur mbi vlera morale dhe humane. Premiera "Mbi Re" shtyhet nesër (e shtunë) në shenjë respekti për viktimat e aksidentit të rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm dhe tragjedisë në resortin turistik në Velipojë. 🙏🏽 #Ngushellime #Respekt”, shkruajnë ata në Instagram. /Zëri/

 

Image