Angelina thyen heshtjen, flet për herë të parë për ndarjen me Brad Pitt

Showbiz July 27, 2017 - 16:16

Angelia Jolie është ndarë nga Brad Pitt shtatorin e vitit të kaluar dhe 10 muaj më vonë  ka folur për herë të parë për ndarjen në një intervistë në Vanity Fair.

42-vjeçarja është shprehur se “gjërat filluan të shkojnë shumë keq” mes të dyve verën e vitit 2016, kur ajo ishte në Cambodia për filmin e saj ‘First They Killed My Father’ që ishte në post-prodhim.

“Unë nuk dua ta përdor atë fjalë…Gjërat u bënë më të vështira,”-tha aktorja. “Jeta jonë nuk ishte aspak negative. Nuk ishte ky problemi. Dhe kjo do të mbetet një nga gjërat më të mrekullueshme që ne do t’iu japim fëmijëve tanë. Jam shumë krenare për ta, kanë qenë shumë të guximshëm.”

Ata kanë 6 fëmijë së bashku, tre biologjik dhe tre të adoptuar: Maddox, 15 vjeç, Pax, 13,  Shiloh, 11, Zahara, 12 si edhe binjakët Vivienne dhe Knox, 9 vjeç.

Ajo la të nëkuptohet se është në kontakt të rregullt me Brad për fëmijët e tyre dhe nuk pranoi që të japë detaje rreth ndarjes së tyre, duke thënë vetëm: “Ne kujdesemi për njëri-tjetrin dhe familjen tonë. Të dy po punojmë së bashku drejt një qëllimi.”

Angelina, e cila gjithashtu merret me punë humanitare në mbarë botën, pranoi se duhej të kishte një fytyrë të guximshme për hir të fëmijëve të saj.

“Ndërsa rritesha jam shqetësuar shumë për nënën time. Nuk dua që fëmijët e mi të shqetësohen për mua. Mendoj se është shumë e rëndësishme të qash dhe të bërtasësh në dush dhe jo para atyre.”

Pas ndarjes ylli i Hollywood u shpërngul së bashku me fëmijët në një shtëpi me qera, deri sa bleu një rezidencë prej 25 milionë dollarë në Los Feliz të Kalifornisë, ku u zhvendos vetëm 4 ditë përpara intervistës.

Aktorja u shpreh zhvendosja në shtëpinë e re është një hap shumë i madh përpara dhe mendon se më në fund fëmijët e saj do të kenë hapësirën dhe kohën për t’iu përshtatur jetës së re.

“Ne të gjithë po bëjmë të pamundurën që të jemi të qetë si familje,”-tha Jolie. “Pas ndarjes, jam përpjekur që të jem një nënë e mirë për fëmijët e mi duke u bërë një zonjë shtëpie, amvisë, duke pastuar dhe duke i lexuar tregime përpara se të flejnë gjumë.”