Fotografi e rrallë nga fëmijëria e Rita Orës (FOTO)

Showbiz July 27, 2017 - 15:06

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora shquhet gjithmonë për paraqitjet e saj.

Ajo ruan shumë kujtime të bukura nga fëmijëria, ndërsa shpesh nëpër intervista ka treguar për momentet e bukura që ka kaluar gjatë fëmijërisë, disa prej tyre edhe kur vinte në Prishtinë.

Ajo sot vishet bukur dhe me elegancë, konsultuar me stilistët më të mirë, por dikur stilistja e saj e vetme ishte mamaja.

Kjo e fundit, Vera Sahatçiu, ka publikuar së fundmi një fotografi të Ritës dhe motrës së saj Elenës kur ishin të vogla, dhe i vishte njësoj.

Ato dukeshin të dyja bukur në një fustan të kuq me pika, ndërsa qëndronin sipër një makine.

“Koha kur unë isha stiliste, një combo për të dyja”, shkruan nëna e Rita Orës në mbishkrimin e fotografisë. 

 

Image