Labi po vuan nga një sëmundje e rëndë (Foto)

Showbiz July 27, 2017 - 10:28

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri një ditë më parë ka fituar zyrtarisht titullin e deputetit në Parlamentin e Kosovës.

Ndonëse Labi tanimë do të hyjë në politikë, ai ende nuk e ka lënë muzikën, transmeton Gazeta Express.

Përveç që po e shohim në mbrëmje e ahengje të ndryshme muzikore, Labi së fundmi ka shkuar në Shkup për ta xhiruar klipin e tij më të ri që është një baladë.

Mirëpo diçka e tmerrshme i ka ndodhur Labit sot me mëngjes.

Këngëtari i njohur është duke përjetuar dhimbje të tmerrshme nga gurët në veshkë.

Këto dhimbje Labit ia kanë prishur gjumin me mëngjes.

Hallin e tij Labi po  e ndan së bashku me të gjithë ndjekësit e tij në Instagram.

“Miremengjesi. A mundeni me ma thënë ndonjëri nga ne, se a ka dhimbje me te dhimbshme se gurët në veshkë? Awwww ZOTI ma letoftë sa e fuqishme dhimbja!!! me mëngjes gjumin ma kanë prishur.

Me falni që po e shprehi me ju, por kam ardhur në Shkup, për ta xhiruar klipin e ri të baladës! Më kanë kapur dhimbjet e poshtraaa!! Do e qoj deri ne fund, do ta xhiroj klipin edhe me këto dhimbje!!”, kishte shkruar Labi. 

Image