Ledri bashkë me Butën edhe në koncerte, të premtën vjen goditja e madhe e tyre (Foto)

Showbiz July 24, 2017 - 22:08

Ledri Vula së fundmi është shumë i zënë me turneun e tij veror.

Superylli i hip hopit megjithatë nuk është vet në këtë rrugë.

Teksa menaxheri i tij, Faton Shoshi, është shumë i zënë me Erën, Ledrin në koncerte e shoqëron reperi i ri, Buta, i cili është mjaft i dashur në mesin e adhuruesve të hip hopit për tekstet e tij dhe këngët që i ka bërë kryesisht të zhanrit ‘underground’ të hip hopit.

Megjithatë, tash Buta po shfaqet nëpër koncerte duke ndezur atmosferat nëpër qytete të ndryshme bashkë me Ledrin.

Tashmë sipas disa informacioneve dyshja kanë kryer edhe këngën e re së bashku dhe së shpejti pritet të vijnë me një projekt të madh, që do ta katapultojë Butën në majen e hip hopit shqiptar.

Ledri aktualisht po shijon sukesin e këngëve “Nona” dhe “U Harrum”, por reperi ndjen se për këtë verë nuk e ka kryer punën ani pse edhe “Pablo” dhe “Krejt Shokt e Mi” po dëgjohet mjaft shumë nga publiku.

Që të dy artistët janë pjesë e kompanisë Nesër Music që drejtohet nga Faton Shoshi. Projekti i tyre “Mbi Re” lansohet të premtën. /Telegrafi/

Image