Nuk ndalet Gold Ag, ja me kë vjen në bashkëpunim

Showbiz July 21, 2017 - 16:22

Si duket edhe këtë vit Arian Agushi do ta mbajë primatin e artistit që sjell më së shumti projekte muzikore brenda vitit.

Veç kësaj Gold Ag është edhe reperi që sjell më së shumti bashkëpunime muzikore me artistë të zhanreve të ndryshme.

Pas bashkëpunimeve me Shyhrete Behlulin, Medën dhe Shemin e Ilirëve, të publikuara brenda një periudhe shumë të shkurtër, Goldi ka bashkuar forcat me një tjetër artist.

Express Rozë mëson se projekti i radhës do të vijë mes tij dhe Burakut të grupit Fama.

Edhe ky bashkëpunim është një dhuratë për fansat e muzikës së tij të cilët  vazhdimisht befasohen nga reperi i tyre i pëlqyer me bashkëpunime që askush s’i kishte menduar.

Ndryshe Ariani mbetet akoma reperi me “fanpage” me numrin më të madh të ndjekësve në rrjetet sociale.