Kjo këngëtare e njohur është vajza e publicistit Mehmedi që vdiq sot (Foto)

Showbiz July 18, 2017 - 16:21

Sot në orët e para të mëngjesit, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë publicisti dhe redaktori i Radio Televizionit të Kosovës, Qani Mehmedi.

Lajmin për vdekjen e publicistit e dha vajza e tij, këngëtarja e njohur Besiana Mehmedi, shkruan Magazina.al

Ajo përmes rrjeteve sociale, njoftoi familjarët dhe miqtë për vdekjen e babait.
Qani Mehmedi ishte laureat i Çmimit për gazetari “Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka” Çmimit ndërkombëtar “Ballkani – zemra e Evropës”, që ndahet në Prespë, gazetar i vitit në Revistën “ Zëri i Rinisë”, punëtor i dalluar i Gazetës “ Rilindja”. Laureat i një varg mirënjohjesh dhe shpërblimesh tjera.

Aktualisht ishte redaktor në Radio Kosovë.

Image