'Xhanja' publikon foto nga plazhi (Foto)

Showbiz July 17, 2017 - 16:34

Ajo u bë e njohur për rolin e saj prej burrneshe në serialin komik “O sa mirë”.

Por në realitet ajo duket një femër tejet seksi. Bëhet fjalë për aktoren Arjola Demiri e njohur për rolin e saj si “Xhbanja”.

Pas angazhimeve me serialin, tani Arjola po i shijon pushimet në bregdet.

Në një fotografi që ajo ka postuar pak ora më parë në llogarinë e saj në Instagram, aktorja shihet e ulur afër plazhit me një pije freskuese në dorë ku duket tejet joshëse.

Përveç kësaj, Arjola ka edhe një mesazh për të gjithë ndjekësit e saj në instagram.

Ajo ka treguar sekretin e suksesit.

“Vendosni zemrën, mendjen dhe shpirtin tuaj edhe në veprimet tuaja të vogla. Ky është sekreti i suksesit”, kishte lënë mbishkrim ajo.

Kujtojmë se aktorja e njohur ka tre fëmijë, Helgën, Rubinin, Alessian dhe është shumë e përkushtuar ndaj tyre./Gazeta Express/

 

Image