Më në fund u zbulua se kur do të martohen Xhensila dhe Besi (Foto)

Showbiz July 16, 2017 - 20:43

Që kur u mësua se dasma do të ishte këtë vit, në të gjitha intevistat pyetja për Besin dhe Xhensilën ka qenë e njëjtë: “Kur do të martoheni?” Xhensila, si natyrë supersticioze, nuk ka dashur ta zbulojë, por edhe partneri i saj, aktori i njohur i humorit, me gjithë lojën e tij, ka ditur t’i bëjë bisht së njëjtës pyetje sa herë ka qenë i ftuar nëpër intervista.

Tani, më në fund, e mësuam. Korriku ishte një prej muajve që mendohej se do të organizohej dasma, por çifti e mohuan këtë pa dhënë më shumë detaje.

Gazetarët e lajmeve të showbiz-it, në një speciale për dasmat e këtij viti, kanë zbuluar ekskluzivisht për “Lart e poshtë” se Xhensila dhe Besi do të martohen në shtator.

Datën, ende nuk e kemi mësuar, por të paktën zbuluam muajin.

Edhe pse çifti vazhdon t’i mbajë detajet hermetike, është mësuar se dasma do të jetë shumë e madhe dhe me shumë të ftuar VIP, miq të të dy artistëve.

Xhensila, ndërkohë, ka zgjedhur edhe fustanin e nusërisë.

Përveç detajeve të pakta, edhe ceremonia e martesës pretendohet të jetë private dhe larg syrit kureshtar të mediave.

Një dasmë vetëm për vete, kështu e duan.

Image

Image