Dhurata e parë e miliarderit saudit për Rihannën (Foto)

Showbiz July 01, 2017 - 08:47

I dashuri i ri i këngëtares së famshme Rihanna, miliarderi, Hassan Jameel, e dërgoi këngëtaren në pushime të paharruara.

Ata ishin fotografuar duke shkëmbyer puthje pasionante në plazhet e Spanjës, aty edhe u zbulua lidhja e tyre, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Miqtë e Rihannës pretendojnë se ylli është ‘shumë e dashuruar’ me biznesmenin, Hassan Jameel.

Hassan është udhëheqës i biznesit familjar Abdul Latif Jameel – një nga kompanitë më të mëdha në botë.

Familja e miliarderit i kanë të drejtat për shpërndarjen e automjeteve Toyota në Arabinë Saudite .

Një gjest romantik, Hassan e bëri duke i dhuruar këngëtares një ari lodër të cilit ia kishte vënë disa trëndafila në duar.

Image
Image