Këta janë njerëzit më me ndikim në internet

Showbiz June 28, 2017 - 09:12

Në kohën kur po dominojnë rrjetet sociale, numri i ndjekësve është reflektim i fuqisë së dikujt për të pasur ndikim në publik përmes asaj që poston në internet.

Qëndrimet personale të personaliteteve të famshme, mesazhet e tyre mbështetëse apo kritikat në llogari të dikujt, por edhe këshillat për fitnes dhe bukuri, gjithsesi se kanë ndikim në opinionin publik dhe shpesh janë temë e polemikave të ashpra dhe atë pikërisht në rrjetet sociale, transmeton "Zeri.info".

Revista “Time” ka botuar listën e njerëzve më me ndikim në internet dhe ndër të partë gjenden personalitetet që kanë miliona ndjekës në të gjitha rrjetet sociale.

E para është Katy Perry e cila ditë më parë ka tejkaluar shifrën prej 100 milionë ndjekësve në Twitter.

Chrissy Teigen ka gati 20 milionë ndjekës në Twitter dhe Instagram derisa Rihanna është ylli me më së shumti përkrahës në Facebook me 76 milionë ndjekës, përcjell "Zeri.info".

Kim Kardashian West kohë më parë ka tejkaluar shifrën prej 100 milionë ndjekësve në Instagram, derisa reperin Chance The Rapper e ndjekin mbi 10 milionë njerëz në rrjetet sociale.

Edhe pse presidenti amerikan Donald Trump shpesh shkakton rrëmujë me postimet e tij në Twitter, ai ka mbi 32 milionë ndjekës në këtë rrjet, derisa autorja britanike J.K. Rowling, ka gati 14 milion ndjekës./ZËRI/