Ritualet e Dua Lipës para se të dalë në skenë?

Showbiz June 27, 2017 - 15:28

Dua Lipa e bën një ‘shtrëngim duarsh sekret’ para se të dalë në skenë për të interpretuar. Këngëtarja shqiptare 21-vjeçe, e ka pranuar se ka rituale të caktuara para se të ngjitet në skenë, që përfshinë edhe një përshëndetje koreografike, transmeton Zeri.info.

“Unë dhe bendi im kemi një shtrëngim duarsh sekret, të cilin e bëjmë para se të dalim në skenë”, i ka thënë ajo revistës “Metro”. Mirëpo, zeshkania e bukur ka refuzuar që të lejoj dikë që të cakërroj gotat apo shishet me ujë para se të filloj koncertin, sepse në të kaluarën kishte një përvojë të keqe.

Image

“Askujt nuk i lejohet të cakërroj gotat me ujë sepse sjell fat të keq. E kanë bërë këtë njëherë para një koncerti në Suedi dhe çdo gjë ka shkuar keq. Ju kam drejtuar ekipit tim me fjalët ‘a ju thash’ dhe ata më nuk e kanë bërë këtë kurrë”, ka rrëfyer Lipa.

Ndërkohë, ylli i hitit 'Hotter Than Hell' do të interpretojë përkrah këngëtarit Bruno Mars gjatë turneut të tij në Australi vitin e ardhshëm, për çka ajo është shumë e eksituar. “Vërtetë jam e eksituar. Mezi pres të ndajë skenën me Bruno-n. E adhuroj punën e tij. Dhe mezi pres të përjetoj eksperiencën me një artist siç është Bruno. Është kënaqësi ta shohësh atë në stadiumet dhe arenat e mbushura. Ka shumëçka që mund të mësosh”, ka përfunduar Lipa./ZERI