Kemali po martohet, Fahriye organizoi kanagjegjin (Foto+Video)

Showbiz June 25, 2017 - 21:08

Çifti i njohur turk, aktori Burak Ozcivit dhe e fejuara e tij Fahriye Evcen po i japin fund beqarisë.

Një dasmë madhështore është planifikuar të mbahet me rastin e kurorëzimit të çiftit, shkruan lajmi.net.

Fahriye dhe Burak po bëjnë dasmën në bazë të zakoneve, ku Fahriye ka organizuar kanagjegjin në familjen e saj.

Në rrjete sociale, janë shpërndarë disa imazhe në të cilat,e fejuara e aktorit të njohur shihet e veshur me fustan të kuq teksa e kanë rrethuar vajzat me veshje kombëtare.

Kujtojmë që Burak është njëri ndër aktorët më të pëlqyer turq, ku së fundi luajti rolin e “Kemalit” në serialin “Dashuri e zezë”.

 

 

😍

A post shared by Fahriye Evcen (@evcenf) on