Mësohet emri i moderatores seksi që pritet ta zëvendësojë te emisioni sportiv Marina Vjollcën (Foto)

Showbiz June 24, 2017 - 14:19

“A ma fal”, klipi më i ri i këngëtarit Young Zerka, ajo që ka marrë vëmendjen më të madhe është modelja Xhejmsi Dervishi, të cilën këngëtari e përzgjodhi mes 15 modeleve të tjera për projektin e tij të fundit.

Një prej imazheve më të spikatur kohët e fundit në ekran, është parë edhe si një prej emrave më të lakuar për t’u bërë pjesë e ekranit së shpejti. Xhejmsi po përflitet së fundi se do të zëvendësojë moderatoren e njohur Marina Vjollca në sezonin e ri të programit “Procesi Sportiv”.

Sipas GSH, nga burime pranë brenda televizionit Top Channel, kanë filluar të lakohen disa emra për zëvendësuesen e Marinës. Xhejmsi, e ftuar në programin në fjalë, pak kohë më parë bëri madje dhe prova në studio, pasi u fotografua me skaletë në dorë.

Në një moment tjetër, ajo edhe u ngrit të kërcente me një nga futbollistët e panelit, si për të plotësuar figurën e një showgirl-i të vërtetë. Ndërkaq, moderatori Edi Manushi u ul në një nga karriget e studios për ta vëzhguar si dukej Xhejmsi e si për “t’u bindur” për partneren e tij të ardhshme.

Xhejmsi është 21 vjeç dhe ka mbaruar studimet për Administrim e Politikave Sociale. Aktualisht, ajo punon për vazhdimin e masterit në degën e Drejtësisë dhe po hedh hapat e parë për krijimin e biznesit të saj. Pasion të veçantë gjithashtu ka modën dhe botën e medias.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Marina përflitet se do të zëvendësohet në programin sportiv, por moderatorja ka vijuar me sukses edhe një sezon tjetër. Emri i Xhejmsit është një emër më shumë në listën e moderatoreve “zëvendësuese” të Marinës, por asgjë nuk është zyrtarisht e konfirmuar. Dhe derisa të gjendjet një moderator më e mirë se Marina, karrigen e saj në “Proces”, biondja bukuroshe e zotëron bindshëm.

 

Cool nights! Xx

A post shared by Xhejmsi Dervishi (@xhejmsidervishi) on

 

A #good #one 🤓😋👁 #dearest @sonny.k.elson 📸

A post shared by Xhejmsi Dervishi (@xhejmsidervishi) on

 

#move #faster 🏃🏻‍♀️🏃🏻‍♀️🏃🏻‍♀️

A post shared by Xhejmsi Dervishi (@xhejmsidervishi) on