Pse bashkëshortja e Lulzim Bashës është larg vëmendjes publike?

Showbiz June 22, 2017 - 14:58

Aurela Basha, bashkëshortja e liderit të opozitës Lulzim Basha, ka qenë krah tij në çdo sukses, sfidë e sakrificë, që nga rinia e deri më sot, kur ai vijon të jetë një zë i rëndësishëm i politikës në vend. Çifti me një histori të gjatë dashurie, qysh nga bankat e shkollës, sot janë prindër të dy vajzave, tek të cilat, natyrisht roli i Aurelës është i pazëvendësueshëm, sepse shpeshherë mund t’i duhet të zëvendësojë edhe rolin e të atit për to.

Megjithatë, me gjithë mbështetjen e madhe për bashkëshortin, Aurela ka zgjedhur një profil më të tërhqeur nga publiku. Ajo nuk ka preferuar të jetë bashkëshortja vitrinë politike që të duket në çdo takim, çdo mbledhje apo konferencë politike ku është i pranishëm lideri i opozitës.

Këtë profil të bashkëshortes e ka konfirmuar edhe kreu i opozitës gjatë një bisede në studion e “Rudina”, në Tv Klan, ku ka rrëfyer, mes të tjerave, edhe profilin e tij familjar. Pyetjes pse Aurela ka zgjedhur të jetë një bashkëshorte jo si një pjesë e mirë e bashkëshorteve të politikanëve, Basha thotë se ajo ka zgjedhur të jetë kështu me vetëdije: “Pavarësisht se unë jam kryetar i opozitës dhe kandidat për Kryeminsitër ne mundohemi ta jetojmë jetën në mënyrën më normale, prandaj gruaja ime ka zgjedhur me vetëdije të mbajë profilin normal të një bashkëshorteje dhe njeriu të thjeshtë dhe si të gjithë njerëzit e tjerë…” – tregon Basha.