Beyonce lindë binjakë

Showbiz June 18, 2017 - 11:27

Më në fund adhuruesit mund të marrin frymë lirshëm, pasi pas disa ditëve të rrëmujës rreth asaj nëse Beyonce ka lindur apo jo, mediat amerikane kanë bërë të ditur se këngëtarja më herët gjatë kësaj jave ka sjellë në jetë binjakë, transmeton Zeri.info.

Mediat, duke u thirrur në burime anonime, ka bërë të ditur se Beyonce dhe burri i saj Jay Z-i të enjten janë parë në një spital në Los Anxhelos, por tabloidi ‘Us Weekly’ duke u thirrur në burime të shumta ka bërë të ditur se këngëtarja binjakët i ka lindur më herët gjatë javës.

“Beyonce dhe Jay janë shumë të lumtur dhe kanë filluar ta ndajnë këtë lajm me familjen dhe me miqtë e afërt”, ka deklaruar një burim për revistën “People”, derisa përfaqësuesi i çiftin ende nuk ka konfirmuar asgjë.

Emrat dhe as gjinia e fëmijëve ende nuk dihen, por supozohet se bëhet fjalë për një vajzë dhe një djalë, ndërsa adhurues të shumtë mezi presin foton e parë të fëmijëve të çiftit të famshëm.

Beyonce vetëm në fillim të muajit shkurt kishte konfirmuar se është shtatzënë dhe se do të lindë binjakë./ZERI