Showbiz

Në serial 'llafazane' e pa stil, por në jetë reale 'Keriman' është superfemër (Foto)

Në serial 'llafazane' e pa stil, por në jetë reale 'Keriman' është superfemër (Foto)
18 maj 2017 • 12 : 33

Aktorja turke Nursel Kose, që tek ne njihet me emrin ‘Keriman’ nga seriali ‘Fate të kryqezuara’, ka bërë publike një fotografi më ndryshe se zakonisht. 

Ajo është shfaqur seksi me veshje transparente që i vë në pah linjat e trupit brenda.

Ndryshe, Nursel Kose në rolin që ka në serial e tregon një femër lakmitare dhe shumë problematike, një nga ato femra që asgjë nuk i ikën nga veshi i saj!

Ajo është fenomeni i serialit “Fate të kryqëzuara”. Megjithatë në jetën e përditshme është një femër me shumë klasë, unike dhe me qëndrim seksi. ”Unë jam një femër e bukur, e zgjuar dhe një kombinim i të dyjave, di të jem edhe seksi ”, kështu shprehet Kerimani, shkruan opinion.al.

Aktorja me rolin qe ka në ketë serial, paraqitet si një lakmitare e mashtruese, por s’do të thotë se ajo edhe në jetën e saj reale është po i njëjti tip. Ajo në disa foto të cilat i publikon në rrjetin social Instagram shihet së është një femer mjaftë elegante dhe me plot stil.

Përsa i përket jetës së saj sentimentale ajo shprehet nuk ka qenë e martuar, por vetëm një ajo e konsideron lidhje të rregullt e cila ka zgjatur 9 vite.

“Jo, kam pasur vetëm një marrëdhënie të rregullt që zgjati vetëm nëntë vite. Pse nuk mbaroi në martesë? Sepse martesa është një institucion interesant, ai kishte frikë gjithmonë nga martesa, edhe pse ia kam kërkuar shumë herë. Në momentin që u bëra vendimtare për martesë, ai mori valixhen dhe iku”, shprehet Kerimani.

Image

© zëri.info