Dy këngëtarët shqiptarë janë në lidhje bashkë dhe na e kanë fshehur (Foto)

Showbiz May 18, 2017 - 09:30

Askush nuk di asgjë për jetën private të një prej këngëtareve më të dashura shqiptare, Kejsi Tola.

Artistja është treguar gjithmonë e rezervuar, ndërsa rrallëherë ka pranuar të flasë për jetën e saj private, por edhe në ato raste nuk ka përmendur asnjë djalë.

Megjithatë, rrjetet sociale kanë “tradhtuar” edhe Kejsin, e cila ka shkëmbyer mesazhe dashurie në Instagram me një tjetër artist.

Ai quhet Branimir (Brano) Agovi, është këngëtar dhe aktor, ndërsa vazhdon studimet në Vjenë (Austri).

Këngëtari ka publikuar një foto në rrjetet sociale, teksa është duke konsumuar një kafe në barin e një hoteli në Shkodër, përkrah së cilës shkruan “With my super girl”.

Sigurisht, nuk kishte si të mungonte edhe komenti i Kejsit, e cila i përgjigjet vetëm me një fjalë, “Love, love, love”, duke bërë gjithçka të qartë për raportin e tyre.

Image

Image

Image