Rita Ora në rol të ri udhëheqës

Showbiz May 18, 2017 - 09:15

Rita Ora është caktuar që të udhëheqë serinë e re “riality” të “NBC”-së që quhet “Boy Band”, transmeton "Zeri.info".

Këngëtarja shqiptare është përzgjedhur si udhëheqësja e këtij emisioni për zbulimin e talenteve të reja, ku të rinj nga e tërë Amerika do të garojnë për t’u bërë pjesë e një grupi të madh muzikor.

Edhe pse Rita do të jetë si prezantuese e këtij shou, ish-anëtarja e grupit “Spice Girls”, Emma Bunton dhe vokalisti i grupit “Backstreet Boys”, Nick Carter do ta vazhdojnë rolin si “arkitektë” të këtij shou, të cilët do t’i udhëheqin garuesit gjatë rrugëtimit të tyre.

Sipas raportit të medieve, ky shou me 10 episode do të fillojë me mijëra vokalistë të rinj, të cilët do të dalin në audicione për të fituar një vend në mesin e 18 këngëtarëve të tri grupeve muzikore.

Me qëllim që të mbesin në garë garuesit duhet t’i impresionojnë udhëheqësit e panelit, të cilët do të mundohen të zgjedhin më të mirët.

Po asht, “arkitektët” e këtij shou do të jenë përgjegjës për të kritikuar performancën e secilit grup dhe do të vendosin çdo javë për eliminimin e garuesve, përcjell "Zeri.info".

Dy garuesit të cilët e gjejnë veten para eliminimit duhet të këndojnë në solo dhe pastaj publiku do të vendosë se cili do të shkojë në shtëpi.

Roli i Ritës si udhëheqëse vjen pasi ajo ka pranuar sërish detyrën udhëheqëse të shout “America's Next Top Model”, rol ky të cilin ajo e konsideron si më argëtuesin që ka pasur ndonjëherë. /ZËRI/