I pari i Tiranës e ka provuar ‘barin’ (Video)

Showbiz April 23, 2017 - 10:15

Erion Veliaj ka dhënë një intervistë për emisionin “Me Shukin” në RTV Dukagjini, duke shfaqur perveç dimensionit profesional e politik edhe atë njerezor.

Midis te tjerash gazetari e pyet Veliajn edhe për legalizimin e drogës apo raportet e tij me femrat. Në një moment, Shuki e pyet: “A e ke provuar ndonjëherë barin”, duke e vënë dukshëm në vështirësi Veliajn.

“Unë e kam provu, s’jam shumë krenar për këtë. Por, kjo është një gjë që e ka bërë çdo adoleshent që është rritur në Tiranë”, thotë Veliaj.

Kruan zërin dhe krijohet një farë pauze. Kryebashkiaku vazhdon: “Por besoj që është tjetër gjë, diçka që një adoleshent e provon për kuriozitet dhe është tjetër gjë diçka një qeveri që e promovon aktivisht. Unë mendoj që problemin do ta zgjidhte legalizimi në Itali, se kështu do të binte oferta. Nuk jam për legalizim në Shqipëri, se ne nuk menaxhojmë dot eksesin”, ka shtuar i pari i Tiranës.