Big Papi shumë i kërkuar në diskot në Diapsorë

Showbiz April 22, 2017 - 17:36

Ai është një reper unik dhe me një stil shumë të vecantë. Po flasim për Big Papi dhe pas disa këngëve që u kthyen menjeherë në hite, ai ka shumë oferta për të qenë në diskotekat më të njohura shqiptare në Diasporë.

Ne mësojmë se ai ka qenë pak kohë më parë me artistë të tjerë mes tyre edhe Meda, ku e ka kalluar publikun në Rinora 4 dhe është pritur mjfat mirë, këtë e dëshmojnë edhe fotot dhe videot e publikuara.

Reperi me origjinë nga Deçani por që jeton në Zvicër deri tani ka disa hite në treg, ku përmendin këngët si “Katile”, bashkëpunimin me Anita Latifin me titull “Me kën je”, apo kënga më e fundit e tij që u prit shumë mirë “Krejt ok”. Nga ky reper i cili është në ngjitje të karrierës së tij ku shihen edhe ftesat që ka, priten të tjera hite.