Me dieta të çuditshme deri te linjat e përkryera

Showbiz April 21, 2017 - 09:02

Për të ruajtur linjën yjet mbajnë dieta “të çuditshme” dhe për shkak të jetës së ngarkuar që e bëjnë shprehitë e tyre janë vërtet “të pazakonta”. Në vazhdim do të paraqesim disa nga yjet e famshme dhe dietat e tyre “bizare”. Reese Whitersppon për mëngjes dhe drekë konsumon vetëm ushqim për fëmijë, kurse ushqimin “e duhur” e konsumon gjatë darkës.

Kjo është, në fakt, variacioni i një diete që u popullarizua rreth vitit 2011 në internet. Dieta duke përdorur vetëm ushqim për fëmijë është bërë një hit qëkur filluan thashethemet se ky është sekreti i fshehtë për dukjen magjepsëse të Jennifer Anistonit. Megjithatë aktorja e mohoi, duke shtuar se ushqimin për fëmijë e kishte konsumuar së fundmi kur ishte njëvjeçare. E vetmja gjë që vazhdimisht i përmbahet, thotë Jennifer, është se pi një gotë me limon të shtrydhur çdo mëngjes.

Domethënë, sipas saj, kjo shkrin depozitat yndyrore në trup. Madonna në një kohë ka promovuar në mënyrë aktive një dietë të quajtur “vetëm ajër”, e cila përbëhet nga, saktësisht, ajri. Parimi i dietës është që të përgatisni gjellën, ta shërbeni atë në pjatë, të afrohet afër gojës për të ngrënë atë çfarë doni dhe të ndaloni. Ushqimin nuk e futni në gojën tuaj, por duhet të ndiheni të ngopur me afërsinë e ushqimit dhe “ajrin rreth tij”. Edhe pse kjo dietë është promovuar nga Madonna, nuk është e njohur nëse e ka aplikuar vetë ajo. Kur jemi te dietat “bizare” vlen të përmendet këtu edhe i ndjeri Andy Warhol, i cili kujdesej për linjën e tij me një truk të thjeshtë. Konkretisht, dietën të cilën e quajti, “New York Diet Andy Warhol” përfshinte shkuarjen e tij në një restorant dhe porosiste ushqim që nuk i pëlqen.

Nga restoranti kërkonte që “mbetjet” e ushqimit t’ia përgatisin, kurse me racionin e plotë largohej rregullisht për t’ia servuar njerëzve të pastrehë në rrugën për në shtëpi. Christina Aguilera shpesh lufton me peshën e tepërt dhe dieta e saj e preferuar quhet “Dita shtatëditore me ngjyra”. Kur ajo kujdeset se çfarë ushqimi konsumon, kryesisht për çdo ditë konsumon ushqime të së njëjtës ngjyrë.