Marko Caka rrëfen eksperiencën e të qenit pjesë e filmit 'The Fate of the Furious' (Video)

Showbiz April 20, 2017 - 08:56

Marko Caka, aktori shkodran qe ka prekur Hollywood-in ne filmin “The Fate of the Furious” tregon eksperiencën në projektin gjigant të Universal.

Të jesh pranë yjeve dhe të punosh me ta nuk është e lehte.

Por për aktorin e ri kjo do të jetë një eksperiencë e paharrueshme qe nga teknologjia e fundit e përdorur e deri tek puna me regjisorin F. Gary Gray (Grei) tre jave në sheshxhirim.

“Kam qenë 3 javë në shesh xhirim me Vin Diesel, Dwayne Johnson, Jason Statham, Scott Eastwood. Ishte një kënaqësi e veçantë sepse isha tre javë në Atlanta dhe Clivenland”, tha ndër të tjerash Caka për TCH.

Ndryshe, edhe tre dy aktorë të tjerë ishin pjesë e filmit hollivudian, Erand Hoxha dhe Eligerta Deda.