Sekreti i errët i 'Pussycat Dolls'

Showbiz April 20, 2017 - 08:53

Kur dikush e përmend grupin muzikor “The Pussycat Dolls”, të gjithëve u bie ndërmend Nicole Scherzingger, e cila ishte këngëtare dhe valltare udhëheqëse e këtij grupi.

Mirëpo, përkrah saj ishin edhe bukuroshet Carmit Bachar, Ashley Roberts, Jessica Sutta, Melody Thornton dhe Kimberly Wyatt, transmeton "Zeri.info".

Gjashtëshen e famshme përveç hiteve, të cilat edhe sot janë të popullarizuara, e mbajmë mend edhe për trupat e përkryer, kostumet seksi dhe koreografi fantastike.

Mirëpo, suksesi dhe fama e grupit, i cili ka operuar nga viti 2003 deri më 2010, kishin edhe anën e tyre të errët.

Nicole pas braktisjes së grupit kishte folur për problemet me bulimi, ndërsa tani ka folur edhe biondja Kimberly.

Ajo ka zbuluar se nuk ka qenë e vetëdijshme për famën, pasi vazhdimisht bënte kujdes se çfarë hante, përcjell "Zeri.info".

“Tërë kohën bëja kujdes për peshën time. Vazhdimisht na matnin dhe në mënyrë rigoroze përcillnin shprehitë tona të të jetuarit, në mënyrë që rastësisht mos të shtonim peshë, as një kilogram të vetëm. Ishim nën presion të madh, prandaj atë periudhë nuk e mbaj në mend për suksesin që e kemi arritur, sa për kontrollet dhe për presionin që ishim të ekspozuara në mënyrë që të dukeshim si jashtëtokësore anoreksike”, ka deklaruar ajo.

Sot ajo mundohet të ushqehet shëndetshëm edhe pse ende i ndjen pasojat e dikurshme. /ZËRI/