Gjyste Vulaj ngre kėmbėt lart para Ermal Mamaqit (Video)

Gjyste Vulaj ngre kėmbėt lart para Ermal Mamaqit (Video)

SHPËRNDARJE

19 Prill 2017 • 23:27 •

Showmeni i njohur Ermal Mamaqi vazhdon të befasojë publikun me të ftuarit e tij në emisionin “Xing me Ermalin”.

Këtë të shtunë, ai ka ftuar dy këngëtarë shumë të njohur shqiptar, një nga Maqedonia dhe tjetrin nga Mali i Zi.

Gjyste Vulaj dhe Shpat Kasapi janë të ftuar këtë javë në “Xing me Ermalin”, dhe do të dhurojnë spektakël për teleshikuesit.

Në promon e emisionit të publikuar nga Ermal Mamaqi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, vërehet se Gjyste Vulaj do të vijë me një veshje mjaft të ekspozuar në emision.

Madje në një prej momenteve, kur showmeni i njohur Mamaqi tenton ta mbulojë me batanije, Gjystja nuk heziton që të ngre këmbët lartë duke i hedhur mbi tavolinën e prezantuesit.

Në atë moment publiku e ka shoqëruar me ovacione, gjersa të gjithë ndjekësit e promos në ekran, janë shtangur teksa kanë parë këtë gjest të këngëtares Vulaj. 

 

Gjyste Vulaj dhe Shpat Kasapi kete jave ne Xing me Ermalin. Diten e shtune, ora 21:00 ne tv Klan!

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on