Refuzon dhuratat e shtrenjta

Showbiz April 01, 2017 - 08:54

Justin Theroux, bashkëshorti i aktores Jennifer Aniston, ka rrëfyer për mediet amerikane se ylli i aktrimit për datëlindjen e saj i zgjedh gjithmonë vetëm dhuratat më të thjeshta dhe se para shumë kohe ka hequr dorë nga stolitë dhe rrobat e shtrenjta.

“Periudha e datëlindjes së saj, që është muaji shkurt, është shumë stresuese për mua. Së pari është datëlindja e saj, pastaj Dita e të Dashuruarve. Prandaj shumë më herët filloj me blerjen e dhuratave”, ka rrëfyer Justin.

“Dhuratat zakonisht janë tepër të thjeshta, kryesisht argëtuese. Kam hequr dorë nga stolitë dhe rrobat e shtrenjta sepse ajo i ka të gjitha. Prandaj dhuratat zakonisht janë sandalet e thjeshta dhe të rehatshme”, ka shtuar ai, transmeton "Zeri.info".

Ai ka zbuluar se për datëlindjen e saj të fundit ia ka dhuruar asaj lojën e popullarizuar për fëmijë “Pinata”, e cila përveç lodrave ka edhe ëmbëlsira.

Por ai thotë se ëmbëlsirat i ka shmangur, pasi Jennifer nuk i pëlqen ato. Përndryshe, datëlindjen e saj të fundit ata e kanë festuar në pushimoren luksoze “Cabo San Lucas” në Meksikë. 

“Jennifer është një grua e fuqishme, u ka mbijetuar shumë betejave ndaj të cilave shumica e njerëzve do të dorëzoheshin shkaku i stresit. Prandaj jam shumë krenar me të dhe është nder të jem me të, sepse ajo është e posaçme”, ka përfunduar aktori 45-vjeçar. /ZËRI/