Përfundojnë xhirimet e komedisë së Qumilit, ja kur del premiera (Foto)

Showbiz March 30, 2017 - 20:08

 

Më 1 maj pritet të shfaqet komedia “Gazuzi dhe Zemernia në Baustell”, nga komediani Sevdai Radogoshi.

Komedia e xhiruar për 11 ditë në Gjermani, do të shfaqet në RTV Dukagjini, shkruan Indeksonline.

Skenari është shkruar nga Shkumbin Radogoshi, kurse pjesëmarrës të tjerë në realizimin e komedisë janë: Mentor Zenaj, Nikë Rrasi, Alba Mex, Lona Dula, Forent Sinani, Edison Hyseni, Arnisa Osmani, Laurat Gashi, e të tjerë.

Komedia tregon realitetin e dy kosovarëve në vështirësi ekonomike që përfundojnë duke punuar në Gjermani.