Truprojat ua zbuluan sekretet

Showbiz March 30, 2017 - 09:38

Të gjithë ne mundohemi që të dimë rreth sekreteve të yjeve të shoubiznesit, por zakonisht nuk kemi sukses.

Por ka dikush që i di mjaft mirë këto, e këta janë shërbyesit e tyre, transmeton "Zeri.info".

Janë pikërisht truprojat e tyre ata që kanë zbuluar se kush prej yjeve e urren të bëjë dush, kush e pëlqen të ecë gjysmë i zhveshur dhe kush hedh thika kur është i zemëruar.

Jennifer Aniston e pëlqen që të endet gjysmë e zhveshur, tregon truproja e saj.

“Kur në mëngjes e hap derën, më pret me sutjene të tejdukshme dhe në brekë. Aq shumë herë e kam parë në gjendje të tillë, sa i di të gjitha shenjat në trupin e saj”, thotë ai.

Mary-Kate Olsen është edhe një e famshme tjetër e cila nuk ka turp të zhvishet para truprojave.

“Kur blen rrobat e reja, ajo i vesh ato në ulësen e pasme të veturës, por paraprakisht i zhvesh të gjitha rrobat. Të gjithë truprojat e saj ndjehen pakëndshëm për këtë, por duhet ta gëlltitin”, tregon njëri nga truprojat e saj, përcjell "Zeri.info".

Kur Jennifer Aniston e thërriste ish-burrin e saj, Brad Pitt, në telefon, Angelina tërbohej dhe shpesh gjuante me thika në mur gjatë grindjes me Bradin, ka rrëfyer një ish-truproje i çiftit të njohur. Julia Roberts dhe burri i saj, Denny Modern, me ditë të tëra nuk lahen, pasi ata e pëlqejnë aromën natyrale.

Këngëtarja Pink e pëlqen që të përziejë pije të ndryshme alkoolike dhe shpesh e zë gjumi.

Njëherë ajo kishte humbur ndjenjat në karrige në selinë e “Playboy”-it. Paris Hilton e pëlqen “të vjedhë”.

“Parisi e ka zakon t’i marrë palltot, stolitë dhe këpucët e të tjerëve, pra gjithçka që i bie në dorë. Në një aheng më ka kërkuar që të fsheh disa palë këpucë nën pallton e saj dhe t’i nxjerr jashtë”, thotë një ish-truproje i saj.

Një ish-truproje i Johnny Deppit ka rrëfyer se si ai blen rroba.

“Kurrë nuk do ta shihni në një dyqan të cilën zakonisht e frekuentojnë të famshmit. Truprojat ia sjellin rrobat në shtëpi, të cilat ai dëshiron t’i blejë ku i provon”, thotë ai. /ZËRI/

Image

Image

Image