Bernard qëllon me të parën me 'Kur t’len babi'

Showbiz March 21, 2017 - 19:50

Ka dy vite që merret me muzikë dhe tani erdhi koha që të sillte një këngë të bukur dhe me një klip e cila po pëlqehet shumë. Ky është artisti i ri nga Prizreni, Bernard Spaqi që duhet të themi se ia ka qëlluar me të parën, si duket pritja dy vite ia ka vlejt, pasi kënga “Kur t’len babi” po ecën shumë mirë në tregun muzikor shqiptar dhe po dëgjohet shumë.

Ne mësojme se muzika është punuar në studio “Ego”, teksti është bërë nga vetë këngëtari dhe Egzon Kryeziu. Bernardi është vetëm 19 vjec e ka nisur si duket mjaft mirë e në kohën më të mirë, pasi falë talentit të tij të po shihet shumë shpejt mund të themi se do të konkurojë fort emrat e njohur të skenës.