Melania do t’i padisë bashkëkombësit e saj që përdorin imazhin ‘Zonja e Parë’ për një brend vere (Foto)

Showbiz March 19, 2017 - 23:18

Katër verëbërës nga regjioni në afërsi të qytetit slloven të Sevnicës, vendi ku ka lindur Melania Trump – kanë prodhuar verën të cilën për nder të saj e kanë emëruar ‘First Lady’ (Zonja e Parë).

Sipas revistës për verë, Decanter, Biznesi ka shkuar mirë, duke qenë se 300 shishet e para janë shitur brenda tri ditësh, derisa 2.000 shishe të tjera janë vendosur në shitje nëpër dyqanet e qytetit turistik.

Çmimi i një shisheje të verës së prodhuar në vitin 2015 është 27.5 euro, ndërsa menaxheri i kështjellës së Sevnicës, Rok Petancic, thotë se ky është një çmim i arsyeshëm.

Vera ‘First Lady’

Image

Ai madje ka thënë se iu kishin sugjeruar që ta shisnin nga 500 euro shishen, por ata kishin vendosur për një çmim më të lirë për popullatën e gjerë.

Koleksionit ‘First Lady’ i bashkëngjitet edhe sallami i prodhuar nga një lloj i rrallë i derrit slloven, çokollata dhe kremi kozmetik.

Mirëpo, Melania, e cila nuk e ka aprovuar emërtimin e verës, e ka angazhuar shoqatën sllovene të avokatëve, “Pirc Musar & Partnerji”, që t’i pengojnë prodhuesit e verës që të mos e përdorin imazhin e saj për t’i shitur produktet e veta. /Telegrafi/