Ardian Dema këtë herë thotë ‘Zemra deshti’ (VIDEO)

Showbiz March 19, 2017 - 16:08

Është një artist shumë i kërkuar kudo në mbrëmjet shqiptare, por ka gjetur kohë të sjellë një super këngë të bukur që nga teksti e deri te muzika.

Po flasim për këngëtarin Ardian Dema, i cili sapo ka sjellë këngën me titull “Zemra deshti”, me tekst nga Fatmir Muja dhe orkestrim Shkumbin Nebihu Bini, e natyrisht se duhet të themi se e ka kënduar ëmbël siç din vetëm ai.

Kënga sapo ka ardhur me video-klip dhe pritet të jetë një hit në këtë fillim pranvere.