Bleona, një pozë me Jessica Alban (Foto)

Showbiz February 27, 2017 - 16:04

Këngëtarja shqiptare që po ndërton famë botërore, Bleona Qereti, nuk ka munguar në ndejat e organizuar në kuadër të ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar.

Një prej evenimenteve ku ka marrë pjesë, ka qenë edhe ndeja e organizuar nga Vanity Fair, ku e ka pasur rastin të takohet me një prej yjeve të njohura hollivudiane, Jessica Alba.Image

Bleona e ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi të përbashkët me aktoren e njohur.

“Kjo është për ty”, shkruan në përshkrimin e këngëtares, e cila fotografinë ia ka bërë dedikim një personi të njohur.

Më poshtë jua sjellim edhe disa fotografi të tjera nga pjesëmarrja e Bleonës në këto evenimente. 

Image