Flori Mumajesi lë Shqipërinë, prej një kohe po jeton në Kosovë (Foto)

Showbiz February 21, 2017 - 09:59

Kantautori më i suksesshëm shqiptar Flori Mumajesi, duket se ka ndërruar vendbanim.

Prej një kohe ai është ‘zhdukur’ nga rrjetet sociale duke postuar shumë pak gjëra, e aq më pak fotografi të tij, shkruan lajmi.net.

Që nga koha kur publikoi këngën e tij me Shkurte Gashin, ai nuk ka mbajtur as koncerte dhe nuk ka publikuar asnjë projekt të ri muzikor.

Së fundmi ai ka publikuar një fotografi me mikun e tij Kledi Bahiti në një ambient të hapur, e në prapavijë shihet bora e fundit që ka rënë këto ditë në Kosovë.

Ajo që e bën edhe më bindëse tranferimin e tij në Kosovë janë disa komente nga miqtë e tij, në dy fotot e fundit të publikuara në Instagram.

Në fotografinë që ka publikuar Flori me rastin e 9 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka komentuar Erolld Belegu duke shkruar “Ani tash që je bo Kosovar”.

Image