Angelina Jolie thyen heshtjen, mes lotësh flet për divorcin nga Brad Pitt (Video)

Showbiz February 20, 2017 - 10:14

Angelina Jolie ka thyer heshtjen e saj dhe ka folur për herë të parë publikisht që pas lajmit të bujshëm për divorcin me Brad Pitt në muajin shkurt të vitit të kaluar.

Ylli Hollywood-in është në Kamboxhia bashkë me fëmijët e saj për të promovuar filmin e ri. Gjatë një interviste ekskluzive për BBC News, 41 vjeçarja është pyetur në lidhje me divorcin e shumë përfolur, shkruan opinion.al.

“Nuk dua të flas shumë për këtë, përveç faktit se ka qenë një kohë shumë e vështirë. Ne jemi një familje, dhe gjithnjë do të jemi të tillë”- ka thënë dukshëm e prekur emocionalisht.

“Ishte shumë e vështirë. Shumë njerëz e gjejnë veten në këtë situatë. E gjithë familja ime ka kaluar një kohë të vështire.”- vazhdoj ajo.

Beteja e hidhur mes saj dhe ish bashkëshortit për kujdestarinë e fëmijëve dhe vëmendja e mediave e ka vështirësuar vendimin për tu ndarë, shkruan opinion.al.

Megjithatë në muajin Janar, ish çifti tha se kishin rënë dakord për kujdestarinë.

“Fokusi im janë fëmijët, fëmijët tanë…”- tregon ajo për BBC.

“Jam duke u përpjekur për të gjetur një mënyrë sesi kjo situatë në një farë mënyrë të na bëjë më të fortë”- përfundon Jolie./ opinion.al

Image
Image