Larja, 'armiku' kryesor i tyre

Showbiz February 20, 2017 - 08:20

Edhe pse pasuria e tyre llogaritet në miliona dollarë dhe jetojnë në shtëpi me disa banja, këta yje të Hollivudit thjesht nuk kanë dëshirë për të mbajtur higjienën personale. Nga kaosi i krijuar në shtëpi e deri të papastërtia, ja se cilët janë yjet tek të cilët dominon aroma e keqe, transmeton "Zeri.info".

Duke pasur parasysh faktin se ka shumë obligime për filmat e tij, është e kuptueshme që Johnny Depp nuk mund të vendosë higjienën në plan të parë. Burime të ndryshme kanë pohuar se aktori i famshëm nuk është një tifoz i madh i dushit dhe shpesh nuk lahet për ditë të tëra. Nuk është çudi që është integruar aq mirë në rolin e një pirati të Karaibeve. 

Jessica Simpson gjithmonë duket e rregulluar nga koka deri te këmbët, flokët dhe rrobat e saj janë gjithmonë të përsosura. Megjithatë, Jessica kur ishte mysafire në emisionin “Ellen”, ka pranuar se nuk i pastron dhëmbët e saj më shpesh se tri herë në javë. “Nuk më pëlqen që dhëmbët e mi të jenë të rrëshqitshëm. Unë e di se është e neveritshme, por pa marrë parasysh këtë nuk kam aromë të keqe të gojës”, tha Jessica.

Bukuroshja Megan Fox nuk e fsheh faktin se është mjaft e çrregullt. Në një intervistë për revistën “FHM” aktorja ishte përpjekur për të thyer obsesionin për të si një simbol seksi dhe ndoshta dha më shumë informacione sesa duhej. “Me mua është e tmerrshme të jetohet. Rrobat e mia janë të shpërndara nëpër tërë shtëpinë dhe shpesh harroj të lëshoj ujin pas përdorimit të tualetit”, theksoi Megan.

Kur keni disa fëmijë sikurse Brad Pitt dhe të gjironi filma nëpër gjithë botën, ndoshta jo gjithmonë mund të keni kohë për të bërë dush. Me sa duket, Brad mbante aq erë të pakëndshme gjatë xhirimit të filmit, “Inglourious Basterds”, saqë partnerja e tij, Eli Roth, e kishte këshilluar të bëjë një dush të shpejtë ose të fshijë nënsqetullat me faculeta letre të lagëta.