Zbulohet mashkulli për të cilin Angelia Jolie e braktisi Brad Pittin (Foto)

Showbiz February 18, 2017 - 22:58

Angelina Jolie është në proces divorci me yllin e Hollywood Brad Pitt, por ajo gjithnjë ka pasur një simpati të veçantë për aktorin Jared Leto.

Një burim për Hollywood Life, jep detaje edhe të zënkave të shpeshta që kishte Jolie me Pitt, sa herë që përmendej tema e Jared.

“Angelina dhe Brad janë zënë për vite të tëra për Jared, Brad ndihej shpesh i kërcënuar nga ai. Ai gjithnjë ka ndjerë se nuk mund t’i besonte Angelinës në momentin që bëhej fjalë për Jared”, theksoi burimi.

“Angelina e dinte që Jared ishte pika e dobët e Brad, prandaj sa herë qe dëshironte ta nervozonte, ajo shkonte tek Jared dhe fillonte të fliste me të, duke i treguar sa shumë që i pëlqente të punonin bashkë dhe sa i talentuar që ishte ai. Ajo madje i dërgoi Jared një skenar pas shpinës së Brad, rreth dy vite më parë. Kur zbuloi se Angelina po divorcohej, Jared shkoi menjëherë që ta kërkonte të takoheshin. Ata kanë folur shpesh në telefon, janë takuar madhe edhe darkuan në Los Angeles”.

Image

Image