Merr kërcënime me vdekje

Showbiz February 18, 2017 - 09:53

 Ajo është kërcënuar me vdekje nga fansat e këngëtarit të këtij grupi, Louis Tomlinson, vetëm disa momente pasi kishte bërë një koment në postimin e tij në “Instagram”, transmeton "Zeri.info".

Ish-ylli i “Disney”-t Bella Thorne, ka marrë kërcënime me vdekje nga fansat e grupit “One Direction” vetëm disa momente pasi ajo kishte bërë një “like” dhe kishte lënë një koment në “Instagram”.

Duket se bukuroshja duhet të mendojë dy herë para se të bëjë komente të cilat më pas shpërndahen nga meshkujt e famshëm, të cilët kanë fansa të shumtë besnikë. Kështu ajo është kërcënuar me vdekje nga fansat e këngëtarit të këtij grupi, Louis Tomlinson, vetëm disa momente pasi kishte bërë një koment në postimin e tij në “Instagram”.

Louis kishte postuar një foto të tij në këtë rrjet social dhe në këtë foto ai shihet duke pozuar me një grup femrash të bukura, të cilat thuhet se janë anëtare të një grupi muzikor, të cilin ai e menaxhon. Por fansat e tij ishin zemëruar kur Bella e kishte pëlqyer këtë foto dhe kishte lënë një koment ku shkruhej shkurt "Awww". “Është mirë t’i shohësh punët tua ose përndryshe do të ketë problem”, ishte komenti i një fansi. “Bella Thorne është një gjakpirëse dhe shpresoj të rrijë larg Louis, përndryshe do ta pësojë keq. E di se ajo mundohet ta rrëmbejë atë, siç e ka zakon t’i fusë hundët kudo, por nuk do ta lejojmë ”, shkruante një koment tjetër. Një burim i afërt me këngëtaren dhe aktoren ka deklaruar se ajo ndihet e frikësuar nga këto sulme që i janë bërë dhe tashmë e ka paraqitur rastin tek organet e sigurisë.